75 Mall Live Search
08:35 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nuk është befasi, Ronaldo e donte gjithmonë Juventusin (Video)

Emri i Cristiano Ronaldos ka qenë i përfolur shumë gjatë ditës së djeshme për një kalim të mundshëm te Juventusi.

Portugezi thuhet se ka pranuar një marrëveshje nga Zonja e Vjetër ku madje ka kërkuar edhe shtëpi në qytetin e Torino, shkruan indeksonline.

Megjithatë kjo nuk është befasi, ai kishte shprehur dashurinë për këtë klub qysh më herët.

Në një intervistë të dhënë para gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, pesë herë Topi i Artë ka thënë se gjithmonë e dëshironte Juventusin.

“Nëse një stadium ku lojtarët e mëdhenj kanë luajtur është Torino i Juventusit, ju duartrokiteni si rival, kjo është gjithmonë diçka emocionale dhe unë jam shumë i lumtur për të”, kishte thënë portugezi.

“Gjithmonë më ka pëlqyer Juventus që kur isha fëmijë dhe dua shumë që të luaj”, shtoi ai.

Gjatë ditëve në vijim pritet të arrihet një marrëveshje në mes të dy skuadrave finaliste të Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar. /IndeksOnline/