23:39 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nuk është Malisheva, por ky qytet tjetër prin me pickimin nga rriqrat

Derisa në Prishtinë po vazhdon desinsektimi për mushkonjat qytetarët po përballen me një numër të madh të rriqrave.

Deri më tani janë raportuar më shumë se 130 raste të pickimit nga rriqrat, nuk ka rezultuar me infeksione. Ndërsa sa i përket dezinsektimit ai do të vazhdojë çdo ditë nga ora 19:30 deri në orën 24:00.

Sivjet nuk janë vetëm Malisheva, Rahoveci, Suhareka e Klina zona endemike me rriqra. Këtë vit kryeqyteti Prishtina po karakterizohet për nga numri i madh i qytetarëve të pickuar nga rriqrat. 135 raste janë regjistruar vetëm në muajin maj.

Edhe pse rajoni i Prishtinës nuk njihet për rriqrat infektuese, zonat ku më së shpeshti janë raportuar rastet e pickimit janë parqet e ndryshme duke i përfshirë edhe kopshtet e çerdhet.

Komuna thotë e nuk ka as buxhet e as kompetenca për dezinsektimin e rriqrave.