11:52 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Nuk fshihen më, çifti i njohur bëjnë publike lidhjen në festën e ditëlindjes!

Modelja e njohur, Naomi Campbell dhe këngëtarin, Liam Payne nuk e fshehin më romancën e tyre.

Dyshja pritet ta bëjnë publike lidhjen e tyre për ditëlindjen e 49 të modeles, me 22 maj, shkruan Indeksonline.

Një burim i afërt me çiftin për the Sun, ka deklaruar se ky është një hap i madh për ta pasi që askush nuk besonte se lidhja e tyre do të funksiononte.

““Shumë miq kanë menduar se dashuria e tyre nuk do të funksionojë, por të gjithë e panë të kundërtën. Naomi e ka mbajtur të fshehtë këtë lidhje pasi ka dashur që Liam të ketë vëmendje në ditëlindjen e saj”, tha shpreh ky burim.

Naomi dhe Liam filluan romancën në janar të këtij viti, por vetëm muajin e kaluar u fotografuan në shoqëri të njëri-tjetrit./Indeksonline/