22:05 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Nuk heq dorë, Kanye West nis procedurat për kandidat për president të Amerikës

Artisti njoftoi qëllimin e tij për të kandiduar në fillim të këtij muaji, por nuk kishte paraqitur asnjë dokument zyrtar.

Kanye West ka ndërmarrë hapat e tij të parë zyrtarë drejt kandidimit për president të SHBA kundër Donald Trump dhe Joe Biden në nëntor, transmeton Indeksonline.

Një përfaqësues për reperin, i cili kohët e fundit zbuloi se ai kurrë nuk ka votuar më parë, paraqiti dokumentet e nevojshme dhe pagoi tarifën prej 35,000 dollarë për t’u paraqitur në fletën e votimit presidencial të Oklahoma.

Një formë, e para që kërkohej nga Komisioni Federal Zgjedhor (FEC) për të kandiduar zyrtarisht për president, u paraqit gjithashtu nga ekipi “Kanye 2020” të enjten, me adresën e yllit të muzikës.

Ai gjithashtu thotë se ai po kandidon si pjesë e partisë BDY, që ka kuptimin The Birthday Party , të cilën West krijoi kur njoftoi planin e tij për të kandiduar në fillim të këtij muaji.

Kur e pyetën pse zgjodhi atë emër, ai tha: “Sepse kur ne fitojmë, është ditëlindja e secilit”.

Megjithë atë kishte konfuzion nëse West-i pdo të kandidonte

Vetëm një ditë para se të paraqiste dokumentet e tij të para, revista “Intelligencer” e New York Magazine citoi këshilltarin e tij Steve Kramer duke thënë “ai është jashtë” dhe se stafi që West kishte punësuar ishin të zhgënjyer.

Por dosjet duket se konfirmojnë se reperi është serioz për kandidimin për president kundër Presidentit aktual të Shtëpisë së Bardhë Trump dhe kandidatit demokrat Biden .

Sidoqoftë, West ka humbur tashmë afatin për t’u kualifikuar në votime në disa shtete dhe është e paqartë nëse ai është i gatshëm ose i aftë të mbledhë nënshkrime të mjaftueshme që kërkohen për t’u kualifikuar në të tjerët./Indeksonline/