13:33 / E Mërkurë, 15 Qershor 2022 / B O

‘Nuk hyjnë në shpejtësi’, Ford tërheq afro 3 milionë vetura

Ford Motor Co po tërheq 2.9 milionë vetura për shkak të një defekti që e pengon automjetin të kalojë në marshin e synuar, duke shkaktuar lëvizjen e tij në një drejtim të papritur, tha Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.

Tërheqja prek disa automjete 2013-2019 Escape, 2013-2018 C-Max, 2013-2016 Fusion dhe 2013-2021 Transit Connect dhe 2015-2018 Edge, tha NHTSA në një njoftim të postuar të martën.

Të martën, numri dy në SHBA për prodhimin e veturave ka thënë se po tërhiqte rreth 49 mijë automjete elektrike Mustang Mach-E sepse një pjesë mund të mbinxehet dhe të rezultojë në humbje të fuqisë shtytëse. /IndeksOnline/