19:46 / E Diele, 20 Shtator 2020 / C E

Nuk i duhen 90 minuta për të thyer rekorde, Thiago më i mirë se secili lojtar i Chelseas

Thiago Alcantara debutoi me Liverpoolin në ndeshjen kundër Chelseas në kuadër të javës së dytë të Premierligës.

Në fakt, mesfushori që erdhi nga Bayerni bëri histori në 45 minutat që luajti.

Ai në pjesën e dytë kompletoi 75 pasime të sakta, më shumë se secili lojtar i Chelseas që luajti të gjithë ndeshjen.

Ai madje ka bërë më së shumti pasime në 45 minuta në Premierligë që kur filluan të regjistrohen këto statistika në sezonin 2003/04.

Klopp ka bërë një nga blerjet më të qëlluara këtë sezon. /IndeksOnline/