19:48 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nuk i shkoi askush në ditëlindje, vogëlushi merr ftesa e dhurata nga të famshëm

Falë një fotografie të hedhur pa dashje nga nëna e tij në rrjetet sociale, djaloshi me emrin Teddy sot gëzon famë dhe privilegje.

Teddy para disa ditësh pati ditëlindjen, ndërsa ai mbeti i vetmuar, pasi që askush nga shokët dhe shoqet e tij nuk i shkoi në festë, shkruan Indeksonline.

E mërzitur për djalin, nëna e tij shkrepi një fotografi, pa e ditur që ky imazh do të bënte gjiron e botës me fytyrën e Teddy-t të dëshpëruar.

Por, kjo histori dhe fotografi ka arritur edhe tek emra të famshëm, të cilët i kanë bërë atij dhurata e ftesa të shumta.

Phonix Suns ka ftuar vogëlushin në ndeshjen kundër Lakers, ndërsa Dj Khaled e të famshëm të tjerë, do t’i ofrojnë Teddy-it një tretman VIP./Indeksonline/