13:29 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

S’e përballojnë koronavirusin, vdesin edhe dy persona në Gjilan, brenda 24-orëve

Kanë ndërruar jetë edhe dy persona në Spitalin Rajonal të Gjilanit, të cilët ishin të prekur me Covid-19 .

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar nënkryetari i kësaj komune Arber Ismajli.

 “Në Spitalin e Gjilanit, brenda 24-orëve të fundit, kanë vdekur dy të infektuar me Covid-19. Viktimat janë një mashkull nga Vitia i lindur në vitin 1940 dhe një grua nga Gjilani, e lindur në vitin 1938”, tha Ismajli për IndeksOnlinen.

Brenda 7 muajve, gjendja e përgjithshme në Komunën  e Gjilanit është  1.147 të infektuar, 990 të shëruar, 109 raste aktive, 49 të vdekur, 14 të shtruar në spitaldhe 103 mostra në pritje.