19:36 / E Mërkurë, 07 Korrik 2021 / AR

“Nuk jam msu me koncerte të vogla”, Blero tregon pse nuk i mban koncertet si kolegët e tij

Shumica e këngëtarëve kosovar kanë nisur t’i mbajnë koncertet pas një viti pandemie.

Edhe këngëtari Blero është mjaftë i kërkuar nga publiku për mbrëmje muzikore, shkruan Indeksonline.

Mirëpo duket se ai dëshiron të këndojë vetëm në koncerte të mëdha e jo nëpër vende të vogla.

Kështu ka thënë në një intervistë në ATV, teksa ka promovuar këngën e re ‘Telenovela’.

Ai tha: “Jom tu i pa kolegët e mi të cilët i respektojë shumë dhe i përshëndes shumë të cilët edhe shkojnë me këndu nëpër vende të ndryshme që kam shumë respekt se punë e kemi fundi fundit, por unë personalisht do t’i bëjë koncertet vetëm koncerte të mëdha e jo nëpër vende të vogla”.

Më poshtë keni videon e plotë./Indeksonline/