Nuk janë shkaktarë vetëm veturat, shikoni gjendjen e ajrit në Fushë Kosovë! [Video]
Ditëve të fundit kryesisht Prishtina është përballur me një situatë alarmuese të ndotjes së ajrit.
Madje, kjo ka bërë që për këtë të reagojnë edhe institucionet kosovare, ku që nga pasnesër do të hynë në funksion disa masa që janë marrë nga Komuna e Prishtinës, Ministria e Mjedisit dhe drejtoritë përkatëse.
Ndonëse institucionet e vendit po deklarohen se shkaktarë kryesorë të ndotjes janë përdorimi i automjeteve në komunikacion, ndryshe po del të jetë në realitet, shkruan Indeksonline.
Kështu, në këto momente nga një video që ka siguruar “Indeksonline” shihet se si në qytetin e Fushë Kosovës ndotja e ajrit është rritur tejet shumë.
Pra, aty shihet se si afër një objekti të banesave dhe po ashtu një çerdhe të fëmijëve si del ‘tymi’ prej një biznesi (objekt afarist), i cili po vazhdon të shqetëson shumë qytetarë të vendit.
Më poshtë shikoni pamjet:
/Indeksonline/