12:29 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Nuk ka arsyetime, kështu e mirëmban trupin perfekt e dashura e Feros

Që nga lidhja me reperin e njohur, Fero modelja Arbenita Ismajli komentohet vazhdimisht në mediat rozë.

Ajo krahas karrierës është mjaft e përfolur edhe për linjat e saj impresive të trupit, shkruan Indeksonline.

Në një video të publikuar së fundi ajo ka treguar se është e përkushtuar maksimalisht ndaj mirëmbajtjes së trupit e madje këtë e bënë edhe gjatë kohës kur është duke punuar.

“Nuk ka arsyetime njerëz” ka shkruar Arbenita përkrah videos.

Ndryshe, ajo dhe Fero bënë publike lidhjen e tyre përmes postimit të imazheve në rrjetet sociale./Indeksonline/