Nuk ka fitues në kohën e rregullt, vazhdimet vendosin gjysëmfinalistin mes Manchester Cityt dhe Real Madridit

Vazhdimet do të vendosin gjysëfinalistin e katërt të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e dytë çerekfinale mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, koha e rregullt u mbyll me barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.
Rodrygo i dha epërsinë Real Madridit qysh në minutën e 12-të.
Kampioni në fuqi dominoi tërsisht ndeshjen, por golin e barazimimit e gjeti vetëm në minutën e 76-të, me anë të Kevin De Bruyne.
Pasi edhe ndeshja e parë përfundoi me barazim 3-3, gjysëmfinalisti do të mësohet pas vazhdime dy herë nga 15 minuta./IndeksOnline/