23:00 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Nuk ka fitues në ndeshjen e parë, finalisti mësohet në “Wanda” (Video)

Skuadra e Arsenalit ka dështuar të fitoj në stadiumin “Emirates”.

Klubi i Wengerit ishte me një futbollistë më shumë në fushë që nga minuta e 10’të, por nuk arriti më shumë se një barazim 1 me 1 kundër Atletico Madrid, ndeshja e parë gjysmëfinale, shkruan IndeksOnline.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Lacazettes. Por, mysafirët barazuan me golin e francezit, Griezmann.

Me karton të kuq në minutën e 10’të u ndëshkua mbrojtësi anësor, Vrsaljko.

Ndeshja e kthimit në “Wanda Metropolitano”, zhvillohet më 3 maj./IndeksOnline/