14:57 / E Diele, 23 Tetor 2022 / Gj. Sh

Nuk ka fitues në ndeshjen Trepça ’89 – Gjilani

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e Superligës së Kosovës mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi është i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Gjilanit ishte e para që kaloi në epërsi me golin e Baton Zabërgjës në minutën e 41-të.

Edhe pse me një futbollistë më pak që nga minuta e 9-të, Trepça ’89 arriti ta barazonte rezultatin.

Christian Mba shënoi golin e barazimit për skuadrën vendase në minutën e 51-të.

Pas kësaj ndeshje, Gjilani mbetet në vendin e katërt në tabelë me 19 pikë, ndërsa Trepça ’89 renditet në pozitën e tetë me 11 pikë./IndeksOnline/