20:52 / E Diele, 12 Janar 2020 / indeksADMonline

Nuk ka gola, Superkupa e Spanjës shkon me vazhdime

Ndeshja finale e Superkupës së Spanjës do të luhet me vazhdime dy herë nga 15 minuta dhe ndoshta edhe me penallti.

Atletico Madrid dhe Real Madrid nuk arritën të shënojnë gol gjatë 90 minutave të kohës së rregullt.

Fituesi tashmë do të vendoset nga shtesat ose nga penalltitë.

Kujtojmë se kjo ndeshje po zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite. /IndeksOnline/