14:32 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nuk ka kuorum, ndërpritet seanca e sotme

Seanca e sotme e Parlamentit të Kosovës është ndërprerë, pasi Kuvendi nuk po arrin të ketë kuorum për të votuar projektligjet e mbetura nga seancat e kaluara.

Pas pauzës, kryeparlamentari Kadri Veseli hodhi në votim edhe një projektligj për të cilin votuan vetëm 46 deputetë, 40 pro dhe 6 kundër.

Veseli tha se me këtë ndërpritet seanca e sotme dhe pritet të mblidhet kryesia për të caktuar një seancë të re.

Ndryshe, kohëve të fundit Kuvendi po dështon shpesh që të votojë projektligjet e sjella për shkak të mungesës së kuorumit.

Në seancën e sotme ishin paraparë të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 8, 14, 19, 28 qershor dhe më 5, 6 dhe 9 korrik.Sipas njoftimit të Kuvendit, janë 35 pika në rend dite, ndër to edhe interpelancë me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për udhëtimet zyrtare./Indeksonline/