08:33 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Nuk ka luajtur asnjë ndeshje për gjashtë vite, Chelsea do ta shesë 15 milionë euro

Mario Pasalic, heroi i fitores së Atalanta-s kundër Roma-s, do të blihet nga bergamaskët në fundin e sezonit.

Pas zërave në Itali, edhe në Angli janë të bindur se zikaltrit do ta ushtrojnë të drejtën e blerjes së lojtarit nga Chelsea për rreth 15 milionë euro.

Një operacion që ka tërhequr vëmendjen e The Sun për shifrën e lartë që do të përfitojnë londinezët për një lojtar që nuk ka luajtur asnjë minutë me Blutë.

Në fakt, Pasalic nuk ka luajtur asnjë ndeshje në gjashtë vitet me Chelsea-n.

Numri 88 i Atalanta-s ka veshur fanella të ndryshme pas transferimit te Blutë në 2014-ën, gjithmonë në huazim, pa gjetur kurrë hapësira me klubin që zotëron kartonin e tij.

Asnjë ndeshje, 15 milionë euro, dhe një marrëveshje që do të zyrtarizohet në fundin e sezonit dhe që do t’i bëjë të gjithë të lumtur.