23:25 / E Diele, 28 Nëntor 2021 / C E

Nuk ka vizë pune, ‘Brexit’ problem për Ragnick

Debutimi i Ralf Rangnick si trajner i Manchester United mund të zgjasë disa ditë.

Siç raportojnë media të ndryshme angleze dhe gjermane, marrëveshja mes trajnerit gjerman dhe klubit anglez ka përfunduar.

Megjithatë, agjencia e lajmeve ‘SID’ siguron se Brexit po përbën problem për njoftimin zyrtar që do të bëhet.

Kërkesat e vendosura nga Brexit për të huajt që shkojnë për të punuar në Angli po vonojnë përgatitjen e dokumenteve për lejen e punës që i duhet Rangnick për të marrë drejtimin e Manchester United.

Rangnick pritet të jetë si trajner i United deri në fund të sezonit dhe më pas si drejtor sportiv për dy vite të tjera.