21:00 / E Diele, 09 Prill 2023 / AR

“Nuk kam lindur për të qenë nënë”, aktorja flet për vendimin e saj

Aktorja Heather Graham ka thënë se është e lumtur me vendimin e saj për të mos pasur fëmijë.

Në një intervistë për revistën “People”, aktorja 53-vjeçare u shpreh për zgjedhjen e saj dhe shpjegoi se të kishte fëmijë nuk është për të.

“Unë mendoj se ne të gjithë kemi rrugë të ndryshme”, tha ajo.

“Thjesht duhet të përqafosh atë që je. Nëse, në një farë mënyre, do të kisha pasur fëmijë, jam e sigurt se do të ishte mirë. Por për momentin, duke mos pasur fëmijë, ndihem e lirë. Dhe unë fle shumë. Kjo është shumë mirë”.Ndjehem sikur, si grua, nuk të lejohet të thuash: “Nuk doja të kisha fëmijë”. Sepse është si, “Çfarë nuk shkon me ty?”, shpjegoi ajo.

Aktorja, e cila gjithashtu nuk ka qenë kurrë e martuar, beson, “Nëse dëshironi të keni fëmijë, ju keni fëmijë”. Nëse jo, vëren ajo, “universi ju jep dikë ose diçka për të ushqyer”.

“Ndonjëherë ndihem sikur projektet e mia janë fëmijë të vegjël; kam filluar të përfshihem më shumë në prodhimin, shkrimin dhe regjinë”, ka përfunduar ajo.