75 Mall Live Search
13:54 / E Enjte, 30 Maj 2024 / S Z

Nuk mbahet mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar, mungojnë deputetët e pozitës

Ka dështuar mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar që ishte planifikuar të mbahet sot, për shkak të mungesës së deputetëve të pozitës, raporton Ekonomia Online.


Ishte planifikuar të diskutohet lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të shërbimit të jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe rreth angazhimit të ekspertëve.


Kryetarja e komisionit Time Kadrijaj ka thënë se ishte paraparë të diskutohet si vazhdimësi e mbledhjes së kaluar ti sjellin CV-të e ekspertëve dhe të flasin për ta.

 “Brenda kësaj jave tri herë është shty. Janë email-at janë komunikimet që i kemi bërë, në mënyrë që me i përshtat  t’i kemi prezentë këtu, por po shihet që s’ka interesim. Ne do të vazhdojmë me thirrë prapë sepse nuk kom dashtë faji të më mbetet mu. Po i ftoj ashtu siç e kam obligim ligjor do ti thërras. Në qoftë se ata dëshirojnë ta sabotojnë është përgjegjësi e LVV. Kjo është tendencë që mos të zbardhet e vëreta se çfarë po ndodh në Ministrinë e Punëve të Jashtme”.

“Ajo çka është paraparë të diskutohet si vazhdimësi e mbledhjes së kaluar ka qenë t’i sillnim CV-të e ekspertëve t’i trajtonimë ne si komision dhe në fund të votonim për ekspertët”, Kadrijaj.
“Në mungesë të kuorumit e mbylli këtë mbledhje” ,ka thënë Kadrijaj.