12:21 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Nuk mbahet mend, policia gjobitë vetëm 43 persona brenda 24 orëve

Policia e Kosovës që nga koha kur ka marrë kompetencat e plota nga UNMIK-u, nuk ka lëshuar më pak tiketa trafiku se në 24 orët e fundit, raporton IndeksOnline.

Pra, nga tranzicioni i plotë e deri tani, nuk është parë asnjëhërë një numër kaq i vogël i gjobave në trafik.

Janë vetëm 43 tiketa të shqiptuara brenda ditës në gjithë territorin e vendit, që në ditë të zakonshme ato shkojnë rreth 1200.

Reduktimi i levizjës së automjeteve dhe qytetarëve si dhe masat tjera të cilat i ka marrë qeverisë për parandalim të virusit korona, kanë bërë që edhe policia të mos ketë punë me kundërvajtës në rrugë./IndeksOnline/