12:18 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Nuk mbahet partizani: Kam vrarë 300 gjerman me dorën time, mes tyre edhe …

Veteranë të luftës nacional-çlirimtare në Shkodër ashtu si çdo 29 Nëntor kanë kryer homazhe pranë varrezave të dëshmorëve, por mes tyre më entuziasti ka qenë një veteran i moshuar.

Partizan në kohën e luftës me fashistet italianë e nazistët gjermanë, siç shprehet se ka vrarë me dorën e tij 300 gjermanë, e mes tyre Hamit Matjanin.

“…Për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut tonë kundra okupatorëve fashistë italianë dhe nazistëve gjermanë, e të tjerëve që deshën të hanin me një kafshatë Shqipërinë, por nuk e gjetën atë, gjetën vetëm plumbin…se kam vrarë 300 gjermanë unë, kam vrarë Hamit Matjanin me dorën time”,- thotë veterani.