08:03 / E Enjte, 28 Janar 2021 / Blerim

Nuk mjaftojnë pikët e Jamesit, Lakers humbet pozitën e parë

Los Angeles Lakres pësojnë humbje në xhiron e 19-të të NBA-së në ‘Western Conference’.

Lakers u mposhtën 106-107 nga Philadelphia, në një ndeshje tejet interesante, shkruan IndeksOnline.

Lojtari i ndeshjes, padyshim ishte LeBron James – por pikët e tij 34 nuk mjaftuan që skuadra e tij të fitoj në fund. James poashtu bëri 6 asistime dhe 6 kërcime.

Te kundërshtarët e Lakers më i miri në fushë ishte, Embiid që realizoi 28 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime.

Me këtë humbje ekipi i Jamesit tani humbet pozitën e parë.

Rezultatet tjera:

Charlotte Hornets 106 – 116 Indiana Pacers

Cleveland 122 – 107 Detroit

Miami Heat 82 – 109 Denver Nuggets

Utah Jazz 116 – 104 Dallas Mavericks

/IndeksOnline/