Nuk mjafton shitja e Salah: Roma duhet të shes ende!
Futbolli i sotëm, me kufizimet e “fair play” , është gjithnjë e më cinik, ndërsa i detyron klubet shpeshherë edhe të shesin lojtarë.
Kjo është ajo edhe çfarë po ndodh në klubin gjalloros, ku Roma po mendon të shes 31-vjeçarin Dzeko tek Chelsea për të bërë të holla ( rreth 50 milionë euro plus bonuse, duke pasur parasysh edhe shitjen e Emerson ) dhe ribalancimin e llogarive të kompanisë.
Projekti i çuditshëm i Monchit
Më 30 qershor 2017, gjallorosët shënuan një humbje prej 42 milionë euro (-13,98 milionë euro në 2015/16) dhe një humbje neto prej 88,9 milionë euro (-117 milionë euro në 2015/16) .
Një rezultat shumë më i lartë se sa pritej, mbi të gjitha, në analizën e punës së periudhës trevjeçare 2016/17 , 2015/16 dhe 2015/15 , duke shkuar përtej pragut të marrëveshjës së shlyerjes së krijuar nga UEFA më 8 maj 2015 ( e ashtuquajtura marrëveshja e shlyerjes ) , e deleguar për të mbajtur nën kontroll klubet evropiane, për të ofruar reflektime të mëtejshme dhe për të siguruar sanksione.
UEFA, në fakt, ka të drejtën t’i kërkojë klubit roman për më shumë informacione ekonomike dhe financiare për një gjobë prej 4 milionë eurosh nuk mund të përjashtohet, pikërisht shkak se kushtet e përcaktura nga marrëveshja dy vjetë më parë nuk janë plotësuar./IndeksOnline/