11:12 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Nuk mori shumë vota, jep dorëheqje kandidati i PDK-së për deputet

Kandidati për deputet të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mustafa Grainca ka deklaruar se nga rezultatet e marra preliminare në komunën e tij në Ferizaj, rezulton se nuk është pranuar si i denjë për të qenë pjesë e kësaj gare.

Grainca ka thënë gjithashtu se ky fakt e obligon moralisht që prej sot të mos jetë më pjesë e strukturave udhëheqëse në degën e PDK-së në Ferizaj, transmeton Indeksonline.

“Do të vazhdojë të përkrahi konceptin programor të Partisë Demokratike të Kosovës, për të cilin tash e 20 vite, u angazhova me tërë kapacitetin tim për të ngritur e lartësuar vlerat e saja kudo dhe në çfarëdo përgjegjësie publike që kisha”, shtoi tutje Grainca.

Ndryshe tashmë kanë filluar që të shfaqen edhe listat e votave për kandidatë që synonin ulëse në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline/