18:31 / E Mërkurë, 11 Maj 2022 / AR

Nuk ndalen alarmet për bomba në Beograd

Orën e kaluar ka pasur një sërë raportimesh për bomba në Beograd. Siç mëson jozyrtarisht Nova.rs, është raportuar për bombë edhe në konviktin studentor “Patris Lumumba”.

Evakuimi i të gjithë studentëve dhe punonjësve është në proces.

Gjatë orës së kaluar është raportuar për bomba në tri qendra tregtare në Beograd – TC Rajićeva, BIG Rakovica dhe TC Banjica.

Gjithashtu, për bomba u raportua edhe në kopshtin zoologjik të Beogradit./Indeksonline/