Nuk ndalet Interi, nesër i kryen testet mjekësore ylli i Series A
Në Milano ka arrritur edhe transferi i ri i Interit. Bëhet fjalë për yllin e Sassuolos, Matteo Politano.
Mesfushori me tipare sulmuese do të iu nënshtrohet testeve mjekësore nesër në orët e pasditës.
Interi do ta ketë Politanon në huazim ndërsa Sassuolo do të marrë në huazim talentin e Primaveras, Jens Odgaard.
Nëse Politano bindë me paraqitje te Interi, skuadra e Spalletit do ta blejë atë për 20 milionë euro. /Indeksonline/