20:42 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / Gj. Sh

Nuk ndalet Llapi, zyrtarizion mesfushorin Brazilin

Skuadra Futbollistike Llapi, ka qënë klubi më altiv kosovar deri më tani në këtë afat kalimtar të transferimeve, shkruan Indeksonline.

Në ditën e sotme ata kanë zyrtarizuar edhe mesfushorin brazilian Robson Da Silva, i cili ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Ai luan në pozitën e mesfushorit qendror, i aftë për të luajtur edhe si mesfushor defanziv.

Da Silva gjatë karrierës së tij është paraqitur për skuadrat si: Sertanense FC në Portugali, Makedonija GP e Belasica në Maqedoninë Veriore si dhe Al-Mesaimeer në Katar.