12:21 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nuk ndalet Prishtina, prezantohet përforcimi i radhës

Prishtina ka bërë një tjetër transferim në këtë afat, duke nënshkruar me mesfushorin Argjend Mustafa.

Këtë gjë e ka bërë të ditur klubi prishtinas përmes një njoftimi në uebfaqen e saj zyrtare.

“Prishtina dhe mesfushori Argjend Mustafa kanë gjetur gjuhë të përbashkët dhe dy palët kanë arritur marrëveshje dyvjeçare.

Mustafa, 24 vjeç, i lindur më 22.10.1993 në Mushtisht të Therandës, ish-futbollist i Ballkanit, Ramiz Sadikut, Trepçës, Trepçës ’89 ku ka spikatur dhe ka luajtur së fundi i huazuar nga Skënderbeu, ka pasur disa përpjekje për t’u veshur bardhekaltër. Më së afërti për të qenë pjesë e Prishtinës ishte para fillimit të edicionit 2016/17, por kishte vendosur t’i bashkohej Skënderbeut, por sërish ishte rikthyer në Trepçën ’89 ku në sezonin e sapo përfunduar ka regjistruar 21 paraqitje.