10:02 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Nuk përfillin urdhrat e policëve, arrestohen dy persona në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj në Pejë, pasi që të njëjtit nuk e kishin përfillur urdhrat e policëve dhe kishin bërë rezistencë aktive ndaj tyre.

Të dyshuarit me forcë janë shoqëruar në stacion policor.

Ndërsa, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/