21:43 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Nuk po bëjmë shaka, Chelsea po e do Peter Crouchin në janar!

Chelsea ka bërë një lëvizje befasuese në orët e fundit. Mediat angleze raportojnë se Antonio Conte është vënë seriozish pas sulmuesit shtatlartë, Peter Crouch.

Pasi dështoi të transferoi Andy Carroll, Chelsea tani është në bisedime me Stoke Cityn për gjigantin anglez.

Conte e ka në plan që të sjellë një sulmues në janar që do t’i kryente punë sidomos nga ndërprerjet.

Strategu italian është i zhgënjyer me formën e Moratas dhe për këtë ka porositur bordin që t’i siguroi një blerje./Indeksonline/