08:30 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Nuk pranohet ankesa e Malit të Zi, pa asnjë tifozë kundër Kosovës

Komisioni i Ankesave pranë UEFA-s nuk e ka pranuar ankesën e Malit të Zi që në ndeshjen me Kosovën t’i lejohen tifozët.

Në një seancë të mbajtur me 21 maj, ata kanë konfirmuar vendimin e shkallës së parë të Komisionit Disiplinor, shkruan Indeksonline.

Mali i Zi u dënua për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve të tyre kundrejt futbollistëve me ngjyrë të Anglisë.

Ndeshja e planifikuar të luhet në Podgoricë me 7 qershor do të jetë më e lehtë për Dardanët pasi nuk do të kenë presionin e tifozërisë kundërshtare.

Kosova është në vendin e tretë në grupin A të kualifikimeve për Euro 2020 me një pikë, aq sa ka edhe Mali i Zi por me një ndeshje më shumë. /IndeksOnline/