08:38 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Nuk pyesin për koronavirus, bëjnë festë me drogë, alkool dhe seks

Policia tajlandeze ka arrestuar një grup turistësh britanikë, amerikanë dhe australianë në një festë të “shthurur” me drogë dhe femra, gjë e cila bien në kundërshtim me rregullat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në këtë vend.

9 burrat u kapën në flagrancë nga policia nën shoqërinë e pesë vajzave tajlandeze, në ishullin Phuket të Tajlandës. Edhe pse ishulli është një nga vatrat kryesore të koronavirusit në Tajlandë, kjo nuk i ka penguar të rinjtë që të zhvillojnë origjinë dhe të konsumojnë sasi të tepërta droge.

Besohet se policia lokale ka rënë në gjurmët e  “festës së pazakontë” nga fqinjët, të cilët kishin filluar të ankoheshin për zhurmat e tepërta.