23:24 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Nuk shkon te Juve, fenomeni italian nesër nënshkruan me gjigantin francez (Video)

Njëri nga futbollistët më premtues në Itali dhe Evropë, Pietro Pellegri nuk ka arritur marrëveshje me Juventusin.

Ani pse mediat italiane e quanin punë të kryer këtë transfer, është skuadra e Monacos ajo që ka arritur shërbimet e Pellegrit.

Fenomeni i Genoas pritet që nesër të kaloi testet mjekësore te Monaco.

Talenti i ri italian që mban rekordin për debutimin e hershëm të Serie A (15 vjet e 280 ditë) është edhe futbollisti i tretë më i ri që ka shënuar gol në Serie A.

21 milionë euro është oferta e Monacos që e ka bindur Genoan për Pellegrin./Indeksonline/