11:31 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

“Nuk tutet arusha me shoshë”, qe pse Donçiç është djaloshi më i talentuar në botë

Luka Donçiç po shkelë çdo gjë para vetes në NBA. Fenomeni slloven që po mahnitë botën me talentin e tij, ka patur mbrëmë edhe një natë spektakolare.

Basketbollisti i Dallas Mavericks u tentua të frikësohej për një moment nga lojtari i Phoenix, Kelly Oubre, shkruan Indeksonline.

Një rrahje e parketit më duar nuk la fare gjurmë në trimërinë e 19 vjeçarit slloven i cili e përfundoi aksionin si një gjeni i këtij sporti.

Luka Donçiç përfundoi ndeshjen e tij kundër Suns me 30 pikë, 6 kërcime dhe 5 asistime në 36 minuta lojë./Indeksonline/