75 Mall Live Search
15:07 / E Shtunë, 23 Maj 2026 / Gj Sh

Nuk u ftua nga Anglia për Kupën e Botës, Walker i del në mbrojtje Alexander-Arnold

Trent Alexander Alexander-Arnold nuk do të jetë pjesë e Anglisë për Kupën e Botës.

Mbrojtësi i Real Madridit nuk morri ftesë nga selektori Thomas Tiuchel, bashkë me disa yje të tjerë të Anglisës, shkruan IndeksOnline.

Ish-reprezantueis i ”Tre Luanëve”, Kyle Walker u ka dal në mbrojtje Arnoldit, duke thënë se është i habitur se si një lojtar që është pjesë e Real Madridit dhe është një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë, nuk ftohet për Kupën e Botës.

“Për një lojtar të Real Madridit që të mos jetë në skuadrën e Anglisë është e padëgjuar. Ne të gjithë flasim për atë që Trent nuk bën mirë. Ata flasin për atë që ai bën mirë! Ai është ndoshta mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë kur bëhet fjalë për pasime, krosime, asiste dhe pastaj katalogu i tij i lojërave të shkëlqyera. Të mos jetë ai është çmenduri”, ka deklaruar Kyle Walker./IndeksOnline/