75 Mall Live Search
17:02 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Nuk u ftua nga Belgjika, futbollisti i njohur konfirmon pensionimin (Foto)

Kombëtarja e Belgjikës sot publikoi listën preliminare të futbollistëve pjesëmarrës në Rusi.

Trajneri Roberto Martinez publikoi emrat e 28 futbollistëve, por në të mungoi emri i mesfushorit të Romës, Radja Nainggolan, shkruan IndeksOnline.

Ky vendim nuk i ka pëlqyer aspak mesfushorit romak, i cili përmes rrjeteve sociale e ka konfirmuar pensionimin nga futbolli ndërkombëtar.

“Me shumë dhimbje në zemër unë i dhashë fund karrierës ndërkombëtare. Gjithmonë kam bërë gjithçka për ta përfaqësuar Belgjikën. Nga sot unë do të jem vetëm përkrahësi i parë”, ka shkruar Nainggolan.

30-vjeçari për herë të parë në ekipin A të Belgjikës u ftua në vitin 2009. Ai bëri afro 34 paraqitje dhe shënoi 6 gola për shtetin e tij.

Kujtojmë që në listën me 28 futbollistë është edhe emri i kosovarit, Adnan Januzaj./IndeksOnline/