09:18 / E Shtunë, 04 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Nuk u fut në listën e Ligës së Kampionëve, Aubameyang largohet nga Chelsea!

Sulmuesi i Chelseas, Pierre-Emerick Aubameyang, nuk është futur në listën e Ligës së Kampionëve nga trajneri Graham Potter.

Pas këtij vendimi, Auba u largua nga Londra dhe udhëtoi drejt Milanos, ku shkoi ta vizitoj familjen e tij, shkruan IndeksOnline.

Mbrëm gjatë kohës kur Chelsea po zhvillonte ndeshjen kundër Fulhamit, vëllau i tij ka postuar një fotografi me futbollistin gabonez, duke konfirmuar largimin e tij nga kryeqyteti anglez.

Aubameyang ka 17 paraqitje me Chelsean prej se u transferua në afatin kalimtar veror, duke shënuar tre gola./IndeksOnline/