09:04 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / V R

Nuk u nominua në asnjë kategori, The Weeknd i quan “Grammy Awards” të korruptuar

Artisti i njohur, The Weeknd ka reaguar pas shpalljes së nominimeve të “Grammy Awards”.

Superylli 30-vjeçar i “Blinding Lights” foli për herë të parë që kur u shpallën nominimet për Grammy 2021 , ku ai nuk mori asnjë nominim për albumin e tij After Hours, megjithë suksesin kritik dhe komercial dhe thyrjes historike të rekordeve në toplista.

“Grammy-t mbeten të korruptuar. Ju më detyroheni mua, adhuruesve të mi dhe transparencës në industri … ”shkroi ai.

Pak para se të bënte The Weeknd këtë reagim, dolën lajme se artisti ishte kushtëzuar  me një ultimatum të pretenduar që iu dha në lidhje me interpretimin ose në shfaqjen e çmimeve Grammy ose në Super Bowl.

Ditë më patë The Weeknd u konfirmuan se do të performoj në ngjarjen më të madhe sportive Super Bowl./Indeksonline/