15:37 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / L K

Nuk u stërvit as sot me grupin, merret vendimi për Bellingham nëse do të luaj në El Clasico

Jude Bellingham nuk është stërvitur as sot me grupin pas dëmtimit që pësoi ndaj Bragës.

Pavarësisht kësaj, anglezi pritet të luaj nga fillimi në El Clasicon e të shtunës.

Plani është që Bellingham t’i bashkohet skuadrës nesër dhe që të shtunën të jetë pa problem nën komandën e Ancelottit .

Këtë e pranon vetë lojtari në një intervistë paraprake me TVE.

“Po, do të jem në El Clasico” ka thënë Jude i buzëqeshur për TVE.

Mbetet të shihet nëse në listë do të jetë për herë të parë turku, Arda Guler./Indeksonline/