08:04 / E Martë, 31 Gusht 2021 / OSH

Nuk udhëton drejt Uruguajit, dëmtimi në gju pengon Suarezin…

“Rezonanca manjetike ka zbuluar një edemë të moderuar në sipërfaqen e pasme të gjurit të majtë”,- thuhet në deklaratën e Atletico Madridit.

Sulmuesi i Atletico Madrid, Luis Suarez, i cili shënoi në ndeshjen e së dielës ndaj Villarreal (2-2) për javën e tretë në La Liga, është dëmtuar dhe vuan nga një “edema e moderuar” në gjurin e majtë, ndaj nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes të Uruguajit për ndeshjet kualifikuese në fillim të shtatorit për kupën e botës “Katar 2022”.

Klubi i tij Atletico Madrid, e njoftuar këtë në një deklaratë për shtyp. “Stafi mjekësor i Atletico Madrid ka kryer ekzaminimet mjekësore të Luis Suarez në klinikën universitare Navarra (Madrid), i cili u largua nga fusha e lojës gjatë ndeshjes ndaj Villarreal për shkak të dhimbjeve. Rezonanca manjetike ka zbuluar një edemë të moderuar në sipërfaqen e pasme të gjurit të majtë”,– thuhet në deklaratën nga Atletico.

Prandaj Suarez nuk do të jetë në gjendje të luajë në Uruguaj për ndeshjet kualifikuese të shtatorit, takimet e para ndërkombëtare të sezonit: “Celestët” do të përballet me Perunë (të premten), Bolivinë (6 shtator) dhe Ekuadorin (10 shtator).