23:53 / E Enjte, 22 Prill 2021 / OSH

Nuk vinte në punë prej 15 vitesh, punonjësi i spitalit merrte rrogë të plotë

Një punonjës spitali i akuzuar se ka munguar në punë për 15 vjet duke marrë rrogë të plotë, është mbiquajtur ‘mbreti i mashtruesve’ në Itali.

Mediat vendase e kanë identifikuar atë si Salvatore Scumace dhe raportohet se ka qenë në spital vetëm një herë, ditën e nënshkrimit të kontratës së punës.

Ai thuhet se ishte paguar 538,000 € (464,000 £) gjithsej gjatë viteve që mendohet se nuk ka punuar.

Gjashtë menaxherë në spital po hetohen gjithashtu në lidhje me mungesën e pretenduar.

Arrestimet janë rezultat i një hetimi të gjatë policor mbi mungesat dhe mashtrimet e dyshuara në sektorin publik italian.