12:16 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nuk votohet projektligji për RTK-në

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që ta votojë sot projektligjin për transmetuesin publik të Kosovës, RTK-në, ku si pasojë e mungesës së votimit nga deputetët, ai iu rikthye propozuesit.

Ndryshe, deputetët sot votuan një disa projektligjesh që ndërlidhen me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si ai për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, duke vazhduar me ligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, ligjin për kinematografinë, ligjin për bibliotekat dhe ligjin për sponsorime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit./Indeksonline/