12:55 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Numan Baliq deklarohet për skandalin seksual

Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës, Numan Baliq është deklaruar rreth përfshirje së tij në skandalin seksual.  Ai ka mohuar të gjitha akuza, duke i cilësuar “si shpifje ndaj tij”.

“Të ju them të drejtën nuk është aspak lajm i drejt. Është shpifje nga qarqet e caktuara politike që janë kundër meje. Deri tani kam dalë krejtësisht i pafajshëm, nuk ka asnjë provë për sulm – është vetëm një shpifje që është paraqitur”.

“Rasti është paraqitur në polici nuk është gjetur asnjë provë se unë kam bërë diçka”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

“Unë kam qenë në Polici dhe e kam dhënë menjëherë deklaratën, kështu që nuk ka asgjë”.

“Nuk kisha dashtë te them asgjë më shumë – meqë kam marrë edhe këshilla nga avokati që të mos flasë për këtë çështje”.

Ndryshe, Indeksonline ishte media e parë që raportoi rreth kësaj çështje.

Ish-ministri dhe deputeti i Kosovës përfshihet në skandal seksual