08:35 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Të mbijetuarit e dhunës seksuale refuzojnë të bëjnë analizat, thonë se ndjejnë frikë në çdo prekje

Të mbijetuarit e dhunës seksuale po i shmangin analizat dhe testet për sëmundje të ndryshme me një arsyetim të vetëm, sepse është shumë stresuese.

Një studim nga “Jo’s Cervical Cancer Trust” ka vënë në pah se 72% e të abuzuarve seksualisht shmangin analizat plotësisht.

Një 28 vjeçare ka treguar se ka marrë vesh për sëmundjen shumë vonë, pasi që nuk mund të duronte që një dorë e huaj ta prekte atë në trup.

“Ideja për të më prekur dikush i huaj ishte shumë shqetësuese për mua dhe arsyeja e vetme pse unë nuk kreva analizat dhe nuk e kuptova me kohë llojin e sëmundjes së kisha” ka thënë ajo.

Ndryshe, ajo ishte dhunuar gjatë një udhëtimi në Evropë, duke lënë kështu shenja në psikikën e saj pasojat e të cilave po i vuan ende./Indeksonline/