21:18 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / S Z

Numërohen 50% e votave, Siljanovska udhëheq te maqedonasit, Osmani te shqiptarët

Komisioni Shtetëror Zgjedhor deri në këto momente ka numëruar 50.30% të votave.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, është duke udhëhequr me 160.884 vota, ose 36.99% të votave.

Kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski ka 79.050 vota, ose 18,18% të votave.

Tek kampi shqiptar, udhëheq Bujar Osmani, i cili ka 71.482 vota, gjegjësisht 16.44% të votave.

Arben Taravari nga VLEN ka 52.684 vota, ose 12.11%.

Maksim Dimitrievski ka 34.230 vota, ose 7,87%, ndërsa kandidatja e Levicës, 19.052 vota, ose 4.38%. /