08:28 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Numri i aksidenteve për 24 orë, një prej tyre me fatalitet

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shkaktuar 27 aksidente trafiku.

Një nga këto aksidente ishte me fatalitet, 18 pa të lënduar, kurse tetë të tjerë me të lënduar.

Përgjatë të njëjtës kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 192 tiketa trafiku./Indeksonline/