17:32 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Numri i aplikacioneve nga diaspora dyfish më i madh se në zgjedhjet e vitit 2017

Në zgjedhjet e 6 tetorit, të drejtë vote jashtë Kosovës do të kenë gjithsej 35,087 votues.

Nga gjithsej 40,313 aplikacione sa ka pranuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 5,225 të tilla janë refuzuar.

Krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2017, numri i aplikacioneve është rritur për më shumë se dy herë (në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ka pasur gjithsej 15,118 aplikacione të pranuara).

Ndryshe, katër koalicione, 20 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të cilat do të mbahen me 6 tetor.

Garës për deputetë i janë futur hiq më pak se 1. 070 kandidatë, ndërsa vende në Kuvend do të gjejnë vetëm 110 prej tyre, plus dhjetë vendet e rezervuara për komunitetet./Indeksonline/