12:24 / E Shtunë, 25 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Nura:Edhe pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët e Skenderajt janë të kalueshme

Asnjë rrugë nuk paraqet pengesë për qarkullim të lirë në Komunën e Skenderajt.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Fadil Nura duke thënë se ekipet e mirëmbajtjes që prej orës 5 të mëngjesit e që po vazhdojnë edhe në këto çaste, janë duke bërë punën e tyre.

Reshjet e borës kanë nisur të bien në orët e hershme mëngjesin e sotëm.

Ministria e Infrastrukturës ka thënë se të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ajo, janë të kalueshme pas reshjeve të borës.

skenderaj rruget bora5
skenderaj rruget bora5
skenderaj rruget bora5