16:12 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Nuredin Lushtaku i drejtohet asamblistëve të VV-së: Mshelne gojën, se ua msheli ndryshe

Në seancën e sotme në Kuvendin Komunal të Skenderajit ka ndodhur një incident mes Nuredin Lushtakut dhe dy asamblistëve të VV-së.

Nga videoja që është postuar në faqen zyrtare të Komunës së Skenderajit, ai i thotë Vjollca Ramadanit dhe Hysni Mehanit mbylle gojën.

“”Mshele gojën se ta msheli ndryshe. Mshele, tani flasim unë dhe ti.”, ka thënë Lushtaku./Indeksonline/